DIELLI NE SHENDETIN TONE -Fortesimi i rezistences se organizmit duhet te jete pjese perberese e gjdo individi.Organizmi duhet qe gradualishte ti ekspozohet disa faktoreve dhe kushteve ne te cilat e forcon rezistencen.Fortesimi i rezistences se organizmit arrihet me shfrytezimin e rregullt te faktoreve te jashtem:diellit,ajrit dhe ujit.Drita e diellit ka cilesi shume te dobishme,ku ne ndikimin e drites kryhehet nje numer i madh i proqeseve ne qelize.Kryesishte efekte pozitve kane rrezet ultraviolete,ku lekura ka ndieshmeri te ndryshme ndaj ketij rrezatimi,ku pjeset e zbuluara te trupit jane me pak te ndieshme se sa pjeset e mbuluara.Personat me semunjde te lekures duhet ti ekspozohen rrezitjes vetem sipas udhezimeve te mjekut. RREGULLAT E RREZITJES---eshte e nevojshme rrezitja ne det dhe ne bjeshke ku ndikimi i ndotesve te ajrit eshte shume me i vogel.Rrezitja behet gradualishte keshtu qe diten e pare eshte vetem 5 minuta.Se pari rreziten duart dhe kembet pastaj shpina dhe gjoksi kurse lekura e barkut rrezitet ne fund per arsye se eshte me e ndieshme.Te ndieshme ne rrezitje jane personat neurolabile si dhe personat shume te dobet fizikishte.Personat me semundje te zemres dhe eneve te gjakut duhet me kujdes ti ekspozohen rrezeve te diellit. postuar nga: admin
NARKOMANIA-demi me i madh i shoqerise-Narkomanet jane persona te cilet e kane shprehine per rritjen e marrjes se droges,prej te ciles jane te varuru fizikisht dhe psiqikisht.Ne fillim te marrjes se droges nuk ekziston varesia fizike dhe psiqike nderkaq ajo zhvillohet me kohe kur droga te hyne ne metabolizmin e qelizes dhe ajo pa te praktikishte nuk mund qe te jetoje.STRUKTURAT MOSHORE TE NARKOMANEVE= narkomanet e moshuar perpiqen te fshihen duke u frikesuar se mos zbulohen,kurse narkomanet e rinje kerkojne shoqeri duke u kenaqur ne grupe te vogla apo te medha.Duke marre parasysh qe droga eshte shume e shtrejt,atehere si problem dalim sigurimi i te hollave per blerjen e saj.Per kete arsye ne shume shtete rritet kriminaliteti i narkomaneve te cilet me qellim te sigurimit te hollave kryejne vepra te ndryshme kriminale.Ne Peredim ku narkomania eshte me e perhapur,eshte berejtur qe banoret e shtresave te varfera anojne nga drogat e rrezikshme siq jane:MORFINA dhe HEROINA ,ndersa banoret e shtresave me te medha marrin droga me te buta siq eshte MARIHUANA.Nderkaq sipas efekteve te veta drogat mes vete dallohen dukshem.Personat te cilet marrin MORFINE lirishte mund te kryejne punen e vet ne ndikim te droges sepse ateher jane me te disponuar,me komunikative dhe aftesia punuese nuk ju zvoglohet.HEROINA e cila eshte derivat i MORFINES jep ndj! enjen e jashtezakonshme te fuqise dhe vetebesimit prandaj shpesh ne ndikimin e saj kryhen vepra kriminale plaqkitje dhe vrasje.Me rastin e nderprerjes se marrjes se droges shfaqen kriza te mungeses se marrjes se saj.SHERIMI I NARKOMANEVE=sherimi i narkomaneve nuk eshte i plote pasi qe 90% te narkomaneve te cilet si te sheruar jane leshuar ne shtepi,mbrenda nje afati prej 6 muajsh perseri i kthehen droges.Prpgnoza e sherimit te narkomanise sipas moshes eshte pak me e volitshme.-Personat e rinje qe marrin droge nen ndikimin e mjekut mund qe te largohen nga ndikimi i droges.Mirpo nje rol shume te rendesishem ka edhe deshira e narkomanit per tu sheruar.Kemi dy lloje te narkomaneve:-Nje grup qe me dhune dergohen per sherim dhe te keta efekti i sherimit eshte me i dobet sesa grupi qe kane deshire per tu sheruar dhe me deshire i nenshtrohen tretmanit mjekesor.Problemi i luftimit te narkomanise qendron ne sherimin e te semureve,ne kufizom ilegal te perhapjes se droges si dhe ne kujdesin e organizuar shoqeror per shendetin mental. postuar nga : admin
HIGJIENA PERSONALE -I perket degeve preventive te mjekesise,ku qellimi kryesore eshte ruajtja e pastertise trupore,veshembathjes,ku me kete pengojme shfaqejen e semundjeve te ndryshme te cilat nvaren shume nga mirembajtja e higjienes se mire personale. HIGJIENA E LEKURES: shprehit per mirembajtjen e higjienes se trupit ndikojne ne zvoglimin e numrit te semundjeve infektive te ndryshme.Lekura e paster njeherit zvogelon mundesine per zhvillimin e demtimeve profesionale,ndersa lekura e papaster lendohet lehte,sidomos te personat e moshuar tek te cilet eshte i zvogluar elasticiteti fiziologjike i lekures,gjithashtu lekura e papaster shkakton crregullime ne termorregullacion si dhe shume crregullime te tjera ne organizem.Shume materie ne forme pluhuri,avulli dhe lengu e ndyjne lekuren,e demtojne ate,e disa prej trye depertojne edhe ne gjak e permes gjakut shperndahen ne tere organizmin duke shkaktuar crregullime te shumta,nese nuk mirembahet higjiena e lekures gjat punes si dhe pas perfundimit te punes.Gjthashtu me rendesi te madhe shte edhe mirembajtja e higjienes personale te organeve gjenitale,ke me mirembajtje te mire mund te parandalojme shume semundje infektive te organeve gjenitale,ku ketu me rendes! i eshte edhe preventiva (mbrojtja) nga semundja aq e rrezikshme sot siq eshte SIDA. HIGJIENA E TRUPIT: meqenese disa pjese te trupit i ekspozohen ndikimit te ndotje se ambientit te jashtem,atehere keto pjese duhet te pastrohen me shpesh.Ku per larje perdoret uji i ftohet,uji i voket dhe uji i nxehte.Eshte e deshirueshme qe trupi ti ekspozohet me nemnyre alternative ujit te ngrohte(32-36*C),ujit te ftohet (20-22*C).Larje me uje te ftohet,te vaket dhe me uje te nxehte ne stinen e veres duhet te zgatohet me shpesh,se paku 2-3 here ne jave.Larje me uje te ftohte shkaktone shperndarjen e gjakut drejt organeve te brendeshme,ngadalsimin e punes se zemres se dhe frymemarrjen e shpjetuar.Nga rreziku i humbjes se madhe te nxehtesise,larja me uje ftohte nuk preferohet me shume se sa 15-20 minuta.Larja me uje te vaket shkakton hiperemi te lekures,d.m.th. shkarkimi i organeve te mbrendeshme,rritjen e ventilacionit te mushkerive dhe ka veprim qetesues ne sistemin nervor si dhe per menjanimin e ndytesires.Larja me uje te nxehte (45-50*C),sjell deri te djersitja e tepert e trupi,e kjo paraqet ngarkes ne sistemin kardiovaskular.Gjate zgjedhjes se menyres se larjes duhet qe te kemi kujdes per gjinin,moshen si dhe gjendjen fiziologjike (periudha e menstruacionit,shtatezanise).Kunderindikacion eshte larja me uje te ftohet apo te nxehte per shtatezenat dhe peronat e moshuar. HIGJIENA E DUARVE DHE KEMBEVE: duart i ekspozohet ndotjes,infektimeve dhe materieve te demshme qe permes duarve hyjne ne organizmin tone.Per kete arsye per disa semundje thuhet se jane semundje te duarve te ndyta (sidomos te femijet shkollor).Duart duhet qe te lahen sa me shpesh,sidomos para pregaditjes se ushqimit,para marrjes se ushqimit si dhe kur kujdesemi per femijet.Per larjen e duarve duhet te perdoret uje,sapuni si dhe brusha per pastrimin e thonjeve.Duart mbrohen me paste te ndryshme dhe dorza.Higjiena e kembeve eshte jashtezakonishte e rendesishme.Kembet jane pjese mjafte te ngarkuara te trupit tone.Djersitja e tepert e kembeve mund te irritoj (ngacmoj)lekuren dhe krijon parakushtin per qelbezim dhe semundje mykotike.Kepucet e rregullta duhet te ju pergjigjen formes anatomike dhe funksionale te kembeve.Kembet duhet te lahen gjdo dite dhe te fshihen rregullishte dhe te mos kete lageshti ne mes te gishterinjeve.Kepuset higjienike duhet te mbrojne shputen e kembes nga lendimet mekanike,kimike,nga infektimet,lageshita si dhe ndryshimet e tempertaures.HIGJIENA MENTALE-Qellimi kryesor i higjienes mentale eshte pengimi i semundjeve te ndryshme mentale.Me personalitet te pjekur nenekuptojme personin i cili eshte i qendrueshem,qe ka vetebesim,veteiniciative,i cili dij qe ta cmoje kohen si te veten ashte edhe te huajen dhe i cili ka aftesi te komunikimit dhe adaptimit me mjedisin e vet.Aktiviteti i higjienes mentale perfshin:a)--aktivitetet qe kane per qellim te pengojne paraqitjen e semundjeve mentale.Ketu bejen pjese pengimi i qrregulimeve strukturore organike te sistemit nervor,per shkak te veprimeve te ndryshme demtuese infektive dhe traumatike.Per zhvillimin e personalitetit jane te rendesishme shume faktore,ku perfshihet faktori biologjik (trashigimia) dhe ai social (faktoret e ambientit qe ndikojne ne zhvillimin e personalitit). Me ardhjen e femijes ne jete keputet lidhja fizike ne mes te nenes dhe femijes,por eshte e rendesishme qe kontakti i nenes dhe i femijes te ruhet edhe me tutje per arsye se ne prani te perhershme te nenes zhvillohet personaliteti i deshiruar.Ne mungesen e nenes,femija e humb sigurinee cila lene pas vetes pasoja tjera ne zhvillimin e personalitetit.b)--pengimin e perhapjes kronike te semundjes,invaliditetin mental ose vdekjen e te semureve psiqik.Nga kjo mjaft e rendesishme eshte RISOCIALIZIMI i hershem i te semurit psiqik,pra te pergaditet ambienti dhe kushtet per kthimin e te semurit,gjithashtu duhet te pergaditet mjedisi qe ta pranoje normalishte te semurin psiqik. postuar nga : admin
SPORTI PËR SHËNDET
DOBITË NGA USHTRIMET FIZIKE *muskujt do te relaksohen dhe do te funkcionojnë më mire *me kohë zemra do te behet më e forte dhe rezistente *me ane te ushtrimeve,sasia e sheqerit dhe yndyrës në gjak do të zvoglohen. *ushtrimet iu ndihmojnë qe të leni duhanin *me anë të ushtrimeve ju mund ta largoni stresin,të bëni gjumë më të mire dhe ngritjen e koncentrimit.
Duhet të keni ndermend tri karakteristika kur bëni zgjedhjen e ushtrimeve:
-Cilat ushtrime janë të përshtatshme për ju? -Duhet llogaritur dy faktorë në ekuacionin e stërvitjes: qëllimet tuaja dhe gjendjen tuaj fizike
NJOHJA E GJENDJES SUAJ -Gjendja juaj fizike eshte nje faktorë kyq-a jeni mbi peshë për një moshë të caktuar,ose jeni shtatzënë ? -Ju dhe anetaret e familjes suaj do te jeni ne njërën nga këto kategori. -Format më të shpeshta të ushtrimeve *ecja *vrapimi *stervitja me peshë *evitimi i lëndimeve
-Shumica e lendimeve qe ndodhin gjatë aktivitetit atletik rezultojnë nga ngarkesa jo e zakonshme në eshtra,muskuj ose inde tjera.Janë disa rregulla që duhet ndjekur për të evituar lendimet e dhembshme,të shtrenjta dhe që mund të shkaktojnë paaftësi.
*konsultohuni me mjekun *nxehuni para ushtrimeve *qetesohuni pas ushtrimeve *zgjedhni sportin e pershtatshëm për ju *bëni atë shprehi *kujdesuni per lendimin *kujdesuni per shpinen tuaj *mirëmbani trupin tuaj
=Dëgjoni trupin tuaj.Ai shprehë sinjale paralajmëruese-dhembje,nauze,marramendje-nëse diqka nuk eshte në rregull.Ndaluni dhe pushoni.Nëse simptomet vazhdojnë,konsultohuni me mjekun.
Fillojmë me rregulla të vogla:
SE PARI-para se te filloni me programin e ushtrimeve,vizitoni mjekun tuaj E DYTA-filloni gradualisht.Mos e teproni. E TRETA-zgjedhni ushtrimet e pershtatshme per ju.Ju duhet të kënaqeni,ose së paku të mund ti perballoni ato. E KATËRTA-beni ushtrimet rregullisht. E PESTA-qëndroni me programin tuaj.Mos heqni dorë.
ELEMENTET E USHTRIMEVE Ngrohja-iu ndihmon në pregaditjen e organizmit për ushtrime.Gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e muskujve nga kallja dhe lendimet. Zgjatja-gjatë zgjatjes së muskujve mbani në mend ta mbani atë pozitë 30sek.Me zgjatjen e muskujve nuk duhet ta kaloni kufirin e tolerances dhe të shkaktoni dhimbje.Eshtë mire që zgjatja e muskujve të bëhet për një kohë rreth 3-5 min para dhe pas përfundimit të ushtrimeve. postuar nga:admin