Zevendesimi i dhembeve te humbur - Dhembet-pasuria me e madhe qe ka njeriu ...
(zevendesimi I dhembeve qe mungojne)DHEMBET E PORCELANIT: Zevendesimi i nje ose me teper dhembeve mund te behet me ane te urave. Tek urat dhembi qe mungon zevendesohet duke u bere lidhja me dhembet qe jane ne krah te hapesires boshe. Ura e porcelanit eshte fikse e palevizshme pasi ngjitet mbi dhembet mbeshtetes.
Materialet qe perdoren per urat jane:
• Porcelan me bazament metali (metali mund te jete perzierje krom-nikel-kobalt ose titanium i cili eshte me i lehte dhe jo alergjik)
• Porcelan me bazament floriri
• Porcelan me bazament zirconium (pa metal). Ky eshte material i ri i cili ka pak vjet qe ka nisur te perdoret.Eshte estetik, i lehte, nuk krijon alergji dhe acarim tek gingivat si dhe nuk krijon hije gri apo te zeze rreth qafes se dhembit
• Porcelan me bazament xhami(ips empress II). Ky material mund te perdoret vetem per kellefet tek (1 element) ose per urat tek dhembet e pare por jo per dhemballet pasi nuk ka fortesine e kerkuar per zevendesimin e dhemballeve apo te urave me shume element. Kalon driten 80% dhe eshte materiali me estetik qe ngjason me teper me dhembet natyral.
Ne rastin kur nje dhemb ka demtim te madh, ka mbushje masive dhe i eshte hequr nervi, keshillohet veshja e atij dhembi me kellef porcelani per te parandaluar thyerjen e tij.
PROTEZAT PARCIALE: Kur ne goje ka mungese te shume dhembeve dhe kur nuk mundemi te vrendosim ura parcelani atehere perdorim proteza te levizshme parciale te cilat hiqen dhe vihen nga vete pacienti. Keto proteza kapen tek dhembet egzistues me ane te telave ose me ane te sistemeve mbajtese pa tela (atashment)
PROTEZAT TOTALE: Kur ne goje nuk ka asnje dhemb atehere perdoren protezat plastike totale. Dhembet e vendosur mbi pjesen plastike mund te jene plastik ose porcelan.
Kur nofullat jane shume te rezorbuara dhe protezat nuk qendrojne ne goje mund te vendosen 2 implante dhe proteza fiksohet mbi ta.
IMPLANTET: Mungesat e dhembeve mund te plotesohen dhe me ane te implanteve , jane vida titaniumi te cilat vendosen ne kocken e nofulles dhe luajne rolin e rrenjes. Ne kete menyre nuk ka nevoje te zvogelohen dhembet ne krah te hapesire se dhembit qe mungon.
postuar nga :Moderatori
kur duhet te nxirret nje dhemb
Ne rastet kur nje dhemb eshte shume i demtuar ose i infektuar, mbushja eshte e pamundur dhe behet heqja e tij. Heqjet e dhembeve behen dhe per rregullimin e deformimeve te nofullave apo te fytyres.
Gjithsecili nga ne mund te jete nje kandidat per nje nderhyrje kirurgjikale gjate jetes se vet.
Heqja e nje dhembi te vetem si pasoje e nje traume,e nje prishje, e nje semundje periodontale ose per krijimin e hapesires ne rastet e drejtimit te dhembeve me tela, te gjitha keto konsiderohen procedura kirurgjikale dentare.
Megjithese ne disa raste kirurgjia ngelet zgjidhja e vetme ,ajo duhet te jete opsioni i fundit e te veprohet vetem kur jane diskutuar te gjitha mundesite e tjera.
Kur hiqet nje dhemb?
1-Prishje massive,mbushja eshte e pamundur
2-Llevizje e dhembeve si pasoje e semundjes se mishrave
3-Infeksion ose abses
4-Krijimi i hapesirave per trajtim ortodontik
5-Dhembe te keqpozicionuar
6-Dhembe te thyer ne rrenje
7-Dhemballe te ngelura ne nofull( ne pergjithesi dhemballet e pjekurise ose dhembet e qenit)